Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Doktori amerikan pëson reaksion alergjik të rëndë nga vaksina e Moderna, rrahjet e zemrës i shkuan 150

spot_img

Lajme të ngjashëm

d7da002dbd007401e0b5126af2420068

Një doktor në Boston të SHBA-së ka pësuar alergji serioze pas injektimit me vaksinën anti-Covid nga Moderna.

Mediat amerikane bëjnë me dije se doktori kishte histori të mëparshme alergjish. Hossein Sadrzadeh tha për CNN se ai u vaksinua në Qendrën Mjekësore të Bostonit ditën e enjte dhe menjëherë ndjeu rritjen e të rahurave të zemrës, që shkuan në 150 rrahje në minutë.

“Ndjeva edhe një ndjesi të çuditshme në gjuhë dhe fyt, një si tip pickimi dhe mpirje, të njëjtën ndjesi që pata kur pësova alergji kur konsumova molusqe”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha për media se presioni i gjakut i ra aq ulët sa që monitori nuk e dallonte më.

Mjeku tha se përdori “EpiPen” një pajisje vetëinjektuese që përmban epinefrinë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spital ku u kurua dhe u la i lirë.

Incidenti është i pari i këtij lloji që ndodh me vaksinën Moderna, ndërsa më herët reaksione alergjike ka shkaktuar edhe vaksina e Pfizer/Biotech.

Më shumë

spot_img