Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Doktoreshë Lida Shosha shkruan “me shpirt nëpër dhëmbë” e prekur nga covid-19 dhe sulmon Ermal Mamaqin: Me trupin e drobitur nga dhimbjet ju them: mos lejoni t’ju vrasin, mos u grumbulloni

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ceb32ebf88c637ae71073cd3a18f124

Doktoreshë Lida Shosha dhe familja e saj janë prekur nga covid-19 dhe duket se po e kalon në gjendje të keqe, me terapi intensive, me oksigjen në hundë, trup të drobitur nga dhimbjet sic e përshkruan doktoresha.

“Mesazhi im është një oshëtimë: Mos lejoni t’ju vrasin, t’ju marrin jetën, njerëz si Ermal Mamaqi që sot duhet të ishin pas hekurave të burgut për këtë akt criminal që kanë bërë, e të tjerë si ky. Ky është krim, vrasje, makabritet. Me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, të lënë në mëshirën e fatit për një vaksinë që nuk dihet se kur do të vijë.

Ju pushtetare e qeveritarë, që me dorë të celiktë duhet të ndëshkoni të gjithë maskarenjtë injorantë, të babëzitur për famë që shkelin rregullat e grumbullimeve të paligjshme, bash në dritë të diellit, që po injorojnë njerëzit që vdesin përditë, që po luftojnë me shpirt ndër dhëmbë për mbijetesë, e pakëz shpresë në fund të një tuneli ku sduket dritë. Ndjesë pacientëve të mi për pamundësinë e ndihmës që ju nevojitet. Do e kalojmë dhe kët flamë” shkruan e zemëruar doktoreshë Lida Shosha.

Mbrëmjen e 30 janarit në një prej kinemave të Tiranës Ermal Mamaqi mbajti trajnimin e reklamuar prej tij “Mendo, ndrysho, fito”. Edhe pse situatë pandemie, Mamaqi ia ka dalë të mbajë dhjetëra persona në një ambient të mbyllur.

Ka shkaktuar shumë zhurmë në median shqiptare, propozimi I Mamaqit për tarifat që duhet të paguante secili prej qytetarëve për tu trajnuar prej tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img