Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Doktore shkencash dhe pedagoge në Zvicër, 41 vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur, Policia arreston burrin

Shkruar nga Newsbomb
Doktore shkencash dhe pedagoge në Zvicër, 41 vjeçarja shqiptare

Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG, Zvicër. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin për të cilin prokurori publik dyshon se është autor ose i përfshirë në vrasje.

Viktima është 41 vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e shkencave të ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.

Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, dhe arritën të gjenin gruan 41-vjeçare të vdekur. Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës dhe për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit.

Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm që ka sjell vdekjen e Shqiponja Isufit. Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar, shtetas zviceran, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia që ishte dhe bashkëshorti i viktimës.

Vdekja e hershme e Shqiponja Isufit ka tronditur komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo ka qenë shumë e njohur dhe e vlerësuar për shembullin që ka dhënë në këtë komunitet me arritjet e saj në shkollim dhe në shkencë.

Për këtë shkruajnë edhe mediat zvicerane që njoftojnë vdekjen e saj. Kështu, Tages Anzeiger, veç tjerash shkruan: “bëhet fjalë për Shqiponja Isufin, e cila tashmë është portretizuar si një “kosovare model” në gazeta si “Magazin” e “Tages-Anzeiger” apo “NZZ Folio”. Ajo ishte e njohur jo vetëm në diasporë por edhe në Kosovë, për këtë arsye media të ndryshme raportuan për vdekjen e saj.

Vetëm dy vjet më parë, Isufi në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit thoshte: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje edhe më e fortë!” Ajo lavdëronte bashkëshortin e saj që ishte kujdesur për dy djemtë e tyre gjatë bllokimit kur ishin mbyllur shkollat ​, në mënyrë që ajo të mund të vazhdonte të punonte…”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese