Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Doktor Mentor Petrela hap dyert e vilës në Tiranë: Objekte të vjetra e stil unik në 600 metrat e objektit trekatësh (Si e rrëmbeu shteti)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sënduk shumë i vjetër venecian, një bibliotekë druri, e tavolinë e madhe druri; mandej një piano Hofman; ndër objekte edhe një sobë që përdorej në komunizëm për të djegur dokumentet…

Të gjitha, si në një muze janë të vendosura në vilën trekatëshe të neokirurgut të njohur shqiptar Dr Mentor Petrelës. I cili ka hapur dyert e shtëpisë së tij, për të rrëfyer historinë e saj edhe për publikun, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu.

“Shtëpia është rreth 600 metra katrorë. Filloi të ndërtohej në vitin 1924, dhe përfundoi në vitin 1930, kohë në të cilën edhe Tirana u shpall kryeqytet” rrëfen doktori I njohur që nuk e ndan papijonin nga qafa dhe bën guidën për gazetarin në shtëpinë e tij.

Doktor Mentori ka ruajtur edhe pllakatën që vendosën komunistët pasi I morën shtëpinë. “Pasuri shtetërore”, e ka vendosur në mur. Doktor Petrela tregon se ai arriti të rimarrë pronën e vet në vitin 1994, kur me disa prej qiraxhinjve të vendosur aty pati dakordësi.

“Ishte më e lehtë me dyqanet e katit të parë, I morëm më shpejt” thotë Doktori gjatë intervistës duke treguar se edhe në kohën e komunizmit ato kishin shërbyer si ambiente tregtare.

Pasqyra të mëdha, mermer ndërsa ngjitesh në shkallët e vilës dhe një taracë që doktori e ka modifikuar por që ka ekzistuar që në kohën e ndërtimit të vilës, të gjitha, të fusin në botën e një shtëpie të vjetër pasanikësh në Tiranë, një ndër vilat tradicionale të ruajtura që nga koha e krijimit, e që prej andej, Tirana duket vezulluese.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img