Hapësire reklamuese

Politikë

Doktor Halim Kosova me një detyrë të rëndësishme në PD

Shkruar nga Newsbomb

Ethet që po kalojnë gjyqtarët dhe prokurorët, do t‘u duhet t’i përjetojë dhe çdo individ që ka ambicie të jetë kandidat për deputet nën siglën e Partisë Demokratike.

Komisioni për Integritetin e Figurave të Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht punën, ndërsa burimet i thanë Ora News, se çdo individ që dëshiron të jetë pjesë e listës së deputetëve për zgjedhjet e 18 qershorit, duhet të plotësojë një formular të detajuar të hartuar nga ekspertët demokratë.

Po të njëra burime, theksuan se formulari tejkalon për nga ashpërsia dhe ligjin e dekrminalizimit.

Formulari për integritetin shtrihet në tre drejtime, përveç i kontrollit moral, individët duhet të japin të dhëna konkrete për dekriminalzimin por dhe për të shkuarën e tyre në komunizëm.

Komisioni për integritetin e figurës do të drejtohet nga Doktor Halim Kosova, ndërsa synon që çdo i zgjidhur nën siglën e partisë demokratike të gëzojë integritet moral dhe profesional.

Çdo kandidat që plotëson formularin do të kalojnë më pas komisionin e posaçëm e më pas do të shkojnë për vendimmarrje pranë kryesisë së Partisë Demokratike e kryetarit Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll