Hapësire reklamuese

Bota

Doktor Fauci: Nëse je i vaksinuar, lëre mënjanë maskën kur je jashtë

Shkruar nga Newsbomb
Doktor Fauci: Nëse je i vaksinuar, lëre mënjanë maskën

Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se njerëzit e vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë nevojë të mbajnë maska jashtë.

Ai tha në CBS se duhet bërë një tranzicion, lidhur me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndërsa sugjeron që maska të mbahet aty ku ka grumbullime njerëzish.

"Ne duhet ta bëjmë atë tranzicion," tha Fauci.

"Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani një maskë jashtë. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë, nëse do të kalonit në një situatë krejtësisht të mbushur me njerëz, ku janë të ngjeshur me njëri-tjetrin, atëherë ju mbani një maskë. Por çdo herë tjetër, nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë, lini mënjanë maskën tuaj. Ju nuk keni pse ta mbani”, tha doktor Fauci.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu