Një gjykatë në Itali ka dënuar me burg të përjetshëm shqiptarin Roland Bushi, i akuzuar për vrasjen e Aliona Oleinic, moldaves 33-vjeçare.
30-vjeçari e goditi 11 herë me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij në Francavilla al Mare më 3 shtator 2019. Ajo punonte në një klub nate që frekuentonte Bushi, ndërsa vdiq në spitalin Gemelli në Romë 45 ditë pas shtrimit, pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Shqiptari shprehu pendim para gjykatësit, duke thënë se Aliona Oleinic ishte e dashura e tij dhe se atë mëngjes, ai kishte konsumuar drogë dhe alkool, ndërsa donte vetëm ta kërcënonte e jo ta vriste 33-vjeçaren.