Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pasi u kap në një “shtëpi bari”, duke u kujdesur për 213 bimë narkotike. Droga ishte e mbjellë në gjashtë dhoma në një shtëpi të madhe me katër kate, në Bradford.
Pasi policia e kishte monitoruar për disa muaj Drilon Zelajn, shkuan dhe trokitën në derën e godinës ku ndodhej i riu për të kryer kontrollet.
Fillimisht Zelaj nuk ua hapi derën policëve, por ata u futën nga dera e prapme, pasi dëgjonin lëvizjet e 19-vjeçarit brenda godinës, duke e arrestuar më pas të riun shqiptar.
Para gjykatës ai mohoi përfshirjen e tij në prodhimin e kanabisit, por kur gjurmët e gishtave dolën në çdo cep, që nga baza e prodhimit të lëndëve narkotike, ai pranoi akuzën.
Drilon Zelaj tha se kishte ardhur në Angli për një jetë më të mirë dhe për të ndihmuar familjen e varfër në Shqipëri. 19-vjeçari më parë kishte punuar në lavazh dhe kishte mbërritur në Angli përmes Francës.