Zbardhet arsyeja përse 30-vjeçari Çlirim Kasa i vuri zjarrin shtëpisë së vjehrrit.
Sipas informacioneve mësohet se Çlirim Kasa ishte babai i dy fëmijëve, i një vajze dhe së fundmi bashkëshortja e tij kishte lindur një djalë.
30-vjeçari kishte vendosur që djalin t’ia jepte vëllait të tij i cili nuk mund të lindte fëmijë. Ky vendim ishte marrë pa pëlqimin e nënës së fëmijës, e cila ka kërkuar që të lindë një fëmijë të tretë për kunatin e saj por i ati i të miturit nuk pranoi.
Në konflikt me bashkëshorten dhe vjerrin pasi nuk ishin dakort për dhurimin e fëmijës, Çlirim Kasa në momente gjaktftohtësie i ka vënë flakën shtëpisë, duke e spërkatur më parë me benzinë. Fatmirësisht mësohet se nga ky zjarr nuk ka të lënduar por ka pasur vetëm dëme materiale, të cilat janë të shumta.
Mësohet se i mituri ndodhet në shtëpinë e xhaxhait pasi i ati e kishte dhuruar atë te i vëllai.
Kujtojmë që vetëm para disa ditësh 30-vjeçari Çlirim Kasa u vu nën pranga nga policia e Elbasanit, e cila deklaroi se 30-vjeçari i kishte vënë flakën shtëpisë së vjerrit për motive të dobëta.
Sakaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe për “Dhunë në familje”.