Gjykata ka lënë në burg Siar Kontin, i cili dyshohet se dogji makinën e reperit Rigels Rajku me emër arti “Noizy”, shkruan News24. Dyshohet se ai i vuri flakën në Durrës mjetit tip “Ferrari” në pronësi të Noizyt, me porosi të reperit Kleviol Ahmetaj.
Sipas News24, Siar Konti, u pagua 6000 euro nga këngëtari që Rigels Rajku ka patur konflikt, Kleviol Ahmetaj ose njohur si Cllevio Serbiano. Pas dëshmisë së autorit, policia ka kërkuar marrjen në pyetje të këngëtarit që pagoi vlonjatin.
Kujtojmë që në qershor të 2022, pati një sherr mes personave në fjalë. Cllevio kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Atë kohë u publikua dhe një video ku Noizy shihej duke grushtuar Cllevion.