Është publikuar fotoja e personit që dogji makinën e reperit Rigels Rajku.
Sipas News24, në foto është i riu Siar Konti, i cili është kapur nga kamerat duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi dogji disa ditë më parë në Durrës makinën tip “Ferrar” të reperit Noizy, e cila kap vlerën e 300 mijë eurove.
Autoritetet bëjnë me dije për News24 se autori Siar Konti, u pagua nga këngëtari që Rigels Rajku ka patur konflikt, Kleviol Ahmetaj ose njohur si Cllevio Serbiano. Pas dëshmisë së autorit, policia ka kërkuar marrjen në pyetje të këngëtarit që pagoi vlonjatin.
Kujtojmë që në qershor të 2022, pati një sherr mes personave në fjalë. Cllevio kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër. Atë kohë u publikua dhe një video ku Noizy shihej duke grushtuar Cllevion