Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dogjën mandatet, Gramoz Ruçi shpërblen me 220 milion lekë ish-deputetët e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga protestat e opozitës

Në shkurt të këtij viti opozita vendosi të dalë nga Parlamenti duke djegur në bllok mandatet. Kjo solli një krizë të thellë politike, nga e cila nuk është dalë ende.

Mirëpo, duket se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet “zemërmirë” me ta, duke ju shlyer detyrimet financiare menjëherë.

Në dokumentin e siguruar nga tirananeës.al, mësohet se Kuvendi ka paguar rreth 220 milionë lekë të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar.

“Gjatë 8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr.9061, date 8.5.2003 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097, date 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8500 datë 10.6.2000“ dhe udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, është akorduar fondi 21.8 milion lekë, për dhënien e shpërblimit të menjëhershëm për deputetët dhe këshilltarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dorezuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen”, shkruhet në dokument.

5d9ad2fabf618kuvendi.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll