Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Dogjën” Londrën me makina 120 mijë paund, Kreshnik Spahiu për shqiptarët e Anglisë: Nuk është krenari Lamborghini, por…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka thënë se parada e shqiptarëve për ditën e Pavarësisë, nuk duhej bërë me makina luksoze si Lamborghini, pasi sipas tij kjo nuk është krenari.

Ai tha krenari është shpalosja e traditave dhe e kulturës së vendit.

“Është totalisht e papranueshme, një komb që ka nevojë për emigracion, një popull i cili ka nevojë të punësohet, sepse është në luftë për të mbijetuar dhe të ekzistencës për bukë, ku shkojnë me gomone për të mbijetuar, të bëjnë atë demonstrim në ditën e pavarësisë, me makina luksoze, Lamborghini, Ferrari, Mercedes. Unë kam marrë pjesë në disa parada të kombeve dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilat reralizojnë aty ku punojnë dhe jetojnë. Unë kam pasur edhe fatin të organizoj paradë në SHBA.

Kam parë dhe kam adoptuar modelet e irlandezëve në SHBA, të skocezëve, italianëve, të cilët rreshtohen për të demonstruar zakonet e tyre, traditat e tyre, kulturëne   tyre, folklorin e tyre, veshjet e tyre popullore. Nuk është krenari Lamborghini. Krenari është tradita, është kultura. Ku janë zakonet e shqiptarëve, ku është folku shqiptar, ku është kultura dhe tradita shqiptare, ku janë veshjet popullore të cilat mbrohen nga UNESCO”, tha ai për “Euronews”.

Më shumë


spot_img









spot_img