Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dogjën hektarë me pyje dhe ullinj, policia arreston dy persona në Fier dhe Mallakastër (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dogjën hektarë me pyje dhe ullinj, policia arreston dy persona në

Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se në Mallakastër ështën ndaluar shtetasi Emiraldo Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Anabreg, pasi dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Ndërsa, në Fier është arrestuar 39-vjeçari, Mirel Buçka, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Njoftimi i policise:

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Anabreg, Mallakastër, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll