Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dogjën dy automjete në orët e para të mëngjesit, arrestohen katër të rinjtë në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Dogjën dy automjete në orët e para të mëngjesit,

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi dyshohet se dogjën dy automjete në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit K.SH, 18 vjeç, dy 17 vjeçarë dhe një 16 vjeçar, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMË” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Korçë/Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMË” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese