Sot do të zhvillohen zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi dhe shqiptarët janë mobilizuar që kjo komunë të drejtohet prej për herë të parë.
Shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Evropë dhe SHBA kanë mbërritur ditët e fundit në shtëpitë e tyre për të marrë pjesë në votime.
Një prej tyre, Saed Nikaj, ka përshëndetur me simbolin e shqiponjës familjarët që kishin dalë për ta pritur. Por ky veprim ka nervozuar doganierin malazez që, sipas ’Malësia.org’, i është drejtuar shqiptarit: “Ik, ik, atë bëje atje diku tjetër, këtu nuk bëhet, këtu nuk ka…”.
Nikaj ka replikuar duke iu përgjigjur: “Po, ç’ka këtu se jam në tokën time…”
Familjarët e pranishëm janë përpjekur të qetësojnë situatën midis doganierit dhe emigrantit shqiptar. Politikanët në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe shumë figura publike kanë bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të votojnë për “Forumin Shqiptar”, me numër 5, si e vetmja mënyrë që Tuzi të udhëhiqet prej tyre.