Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Doganat i hoqën gjobën 400 mijë euro, Policia “nuk e kapi” dot; Paulin Gega i karburanteve “GEGA OIL” fiton gjysmë miliardi lek tender nga arratia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Paulin Gega, biznesmen në fushën e karburanteve, është shpallur dy vite më parë në kërkim nga Policia për disa akuza të rënda, si “Evazion fiskal” ne shuma të mëdha, “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, shkruan newsbomb.al.

Por prej 10 gushtit 2019, Paulin Gega rezulton person në kërkim dhe Prokuroria ka firmosur urdhërndalimi për të. Megjithatë, Policia “nuk e kapi” dot Paulin Gegën dhe ai arriti të dilte nga Shqipëria.

Në një kohë që Gega ishte shpallur në kërkim, autoritete doganore shqiptare i hoqën bizneseve të tij një gjobë prej 400.000 euro. Kjo, me pretendimin se agjentët e doganave “kishin bërë llogaritë gabim” dhe nuk kishin matur si duhet firot.

Problemet me drejtësinë shqiptare nuk e kanë penguar biznesmenin e karburanteve që të marrë tendera nga shteti, shkruan newsbomb.al. Këtë herë, është vetë Shërbimi Informativ Shtetëror, një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në Republikën e Shqipërisë që i jep tender kompanisë së Paulin Gegës.

Mesa duket, bosi i “GEGA OIL” ia ka dalë t’iu shpetojë “filtrave të ashpër” të SHISH, aq sa ka marrë gjysmë miliardi lek nga shteti shqiptar për të furnizuar me karburant automjetet e institucionit të sipërpërmendur.

Në dokumentet e mëposhtme, shihet qartë se kompanitë në pronësi të Paulin Gegës kanë fituar plot 47.117.053 lekë (të reja) për furnizim me naftë dhe benzinë për 24 muaj, të makinave të SHISH.

Tenderi i zhvilluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror është organizuar në dy lote; për lotin 1 është hapur tenderi “furnizim me lëndë djegëse për automjete diezel”, me fond limit 31.896.388 lekë. Dhe, për lotin II “furnizim me lëndë djegëse për automjete benzinë pa plumb” me fond limit 15.220.665 lekë.

Pra, një nga institucionet më të rëndësishme për sigurinë në vend siç është SHISH, shpërfill Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Tiranës duke i dhënë tender kompanisë së Paulin Gegës, një person i shpallur në kërkim, mbi të cilin rëndojnë disa akuza të rënda, shkruan newsbomb.al.

“Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxorri një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 . Shtetasi Paulin Gega u shpall në kerkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, njoftoi Policia në 2019.

1- Lexo edhe: Shpallet në kërkim Paulin Gega, administratori i gjigantit  ‘Gega Oil’

2- Lexo edhe: Doganat heqin gjobën 400 mijë euro për ‘Gega Oil’, ‘bien në hall’ për shpalljen në kërkim të administratorit

3- Lexo edhe: Reagon Paulin Gega: Nuk jam arratisur, kisha dijeni për kontrollin e Tatimeve

Më shumë

spot_img
spot_img