Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dogana Qafë Botë e mbyllur, Bashkia Finiq i bën kërkesë Greqisë për ta hapur (2 pikat ku kalohet)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Dogana Qafë Botë është bllokuar nga Greqia, në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së Covid.

 

Kësisoj Bashkia Igumenicë i ka bërë kërkesë Greqisë për hapjen e saj. Kërkesa është bërë nga kreu i Finiqit Kristo Kiço.

Kujtojmë se policia ka sqaruar se kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm përmes pikave kufitare Kakavijë dhe Kapshticë.

Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form), pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve  në pikën hyrëse të kalimit në Greqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll