Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Dodik: Nuk do të shkoj në Kosovë në Samitin tjetër të SEECP-it

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar dje se nuk do të shkojë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës (SEECP).

albsig

Përfaqësuesi i serbëve i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku u mbajt samiti SEECP, në të cilën nuk merrte pjesë Kosova.

Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij.

“Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës”, tha Dodik.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mori pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa për Kosovën nuk ishte siå duhej.

Ndërkohë, në këtë samit nuk mori pjesë as ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili e refuzoi ftesën për shkak të Kosovës.

Sakaq, presidenti Ilir Meta zgjodhi të merrte pjesë, ndërsa pati një përplasje me kryeministrne serbe, ku i kërkoi të njihnin Kosovën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img