Hapësire reklamuese

Showbiz

‘Do zoti bëjmë ndonjë djalë t’i ngjajë’, Rudina Dembacaj shpërthen në lot për babain, tregon fjalët e fundit që i tha...

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Dembacaj me babain

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ishte sot e ftuar në “Pasdite me Rudinën” në Tv Klan, ku ka ndarë me shikuesit edhe momente nga jeta e saj private.

Pak kohë më parë, ajo humbi të atin, për të cilin shpesh bën edhe postime në rrjete sociale.

E pyetur se cila është këshilla e babit që mban gjithmonë me vete, Rudina është përlotur dhe ka treguar një histori, në kohën kur ai ishte drejtor shkolle.

Rudina Magjistari: Cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej tij?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në 8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.

Më kanë futur djalin në burg për vjedhje. Babi e pyet po çfarë ka vjedhur djali jot? Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vjedhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahësueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu