Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi në një komunikim për gazetarët pas përfundimit brenda 9 minutave të senacës në Kuvend ka komentuar dhunën e deputetëve të opozitës ndaj gardistëve në tentativë për tu futur në seancë.
Çuçi tha se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për të përjashtuar me dy muaj deputetët mbështetës të Berishës janë krejt normale, pasi të ndezësh zjarr e tymuese në Kuvend është vepër penale.
“60 ditë është vetëm kur vendosin zjarr dhe përdorin mjete piroteknike dhe kur ushtrojnë dhunë, apo kur veprimet e tyre përbëjnë vepër penale. Krejt normale, sepse nuk është jo normale, por është vepër penale të ndezësh zjarr në sallën e parlamentit që është një moment shumë solemn. Nëse 23 deputetë të opozitës ndezin zjarr në parlament do përjashtohen padiskutim."- tha Çuçi
Sipas Çuçit këta deputetë janë të gatshëm të djegin Parlamentin për të mbrojtur Berishën, por nuk do e bëjnë dot pasi do i përjashtojnë me 60 ditë nga Kuvendi.
Kur u pyet nëse do e votojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës si deputet dhe arrestimin e tij, Çuçi i prerë tha se padiskutim që do e votojnë.
"Padiskutim që do të votojmë arrestimin e Berishës. Qëndrimi ynë është i qartë i prerë në këtë pikë. Nuk kemi diskutuar as mandatin e kolegëve tanë kur vjen puna kur SPAK kërkon përjashtimin. Duan të djegin parlamentin për Berishën. Nuk ka sfidim fare nuk është çështje dëshire por zbatim i ligjit. Ne jemi në ushtrim të plotë të sovranitetit që na kanë kërkuar shqiptarët. Qesharake të mendosh se Bardhi do të vij dhe do të votojë imunitetin e Berishës."- tha Çuçi midis të tjerash.
Lexo edhe: “Legen”,Bardhi s’lejon Xhaçkën të futet në Kuvend: Bëj gati kyçet e dorës për në SPAK
Lexo edhe: Deputetët e opozitës bllokojnë hyrjet e Kuvendit, mbeten jashtë edhe ministrat e PS
Lexo edhe: Garda s’lejon deputetët e përjashtuar të futen në Kuvend, thyejnë xhamat