Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do vidhnin shtëpinë e drejtorit, njërin e kapi komshija me pistoletë, bashkëpunëtori arrestohet në spital privat në Tiranë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Do vidhnin shtëpinë e drejtorit, njërin e kapi komshija me

Elio Hila, 22 vjeç është arrestuar nga Policia në një spital privat në Tiranë. Ky i ri ishte shpallur në kërkim pasi bashkë me Armand Zhejanin shkuan për të vjedhur shtëpinë e drejtorit të shkollës së Zejmenit, më datë 9 nëntor 2021.

Dy të rinj kanë shkuar në shtëpinë e drejtorit të shkollës së mesme të Zejmenit, Zef Therçaj, për ta grabitur, por kur në rrugën ngjitur me vilën 3 katëshe ka kaluar autoambulanca me fenelinat e ndezura, ata janë trembur dhe kanë menduar se ishte Policia.

Dy autorët e armatosur, Hila dhe Zhejnani kanë dalë te trembur nga shtëpai e drejtorit të shkollës, pa mundur të marrin gjë dhe pa lënduar asnjë person. Komshinjtë kanë shkuar menjëherë në shtëpinë e drejtorit Zef Therçaj dhe kanë kapur në flagrancë njërin nga dy autorët.

Armand Zhejnani është ndaluar nga një grua, edhe pse me vete kishte një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, autori i dytë, 22 vjeçari Elio Hila është arrestuar në një spital privat në Tiranë, për shkak të plagëve që kishte marrë gjatë tentativës së grabitjes.

"Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Lezhë, është autori tjetër i tentativës së vjedhjes në banesën e shtetasit Z. Th. 22-vjeçari dyshohet të ketë pësuar dëmtime, ditën e ngjarjes, gjatë kohës që është larguar nga banesa e shtetasit Z. Th" njofton policia.

Elio Hila është paraqitur në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, dhe ka pasi ka dyshuar që është vënë në dijeni Policia është larguar, por falë veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i tij pranë një spitali privat në Tiranë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale "Vjedhja, mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll