Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Më vjen keq për BE”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti i Brukselit: Shpresojmë që shekullin tjetër të bëhemi pjesë

Shkruar nga Newsbomb
“Më vjen keq për BE”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti i

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit te samitit të BE-së me vendete Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës Rama u shfaq krah homologëve të tij Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski, teksa u shpreh se i vjen keq për BE dhe shpresojnë që ti ndihmojnë.

Kryeministri gjithashtu zbuloi dhe prapaskenat ku tha se gjatë Samitit iu dhanë tre minuta kohë, mirëpo ishin të pamjaftueshme për të listuar të gjitha arsyet dhe pakënaqësitë lidhur me mos heqjen e vetos së Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria.

“Keaqdhje e thellë për BE. Më vjen keq për at dhe shpresojmë që të mund ti ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim dhe do të ndaj me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u morën takim. Na thanë keni 3 minuta kohë, po ishin të pamjaftueshme.

Unë i thashë mund të jetë edhe 30 sekonda nëse ata do të mbanin fjalën, por 3 minuta nuk ishin mjaftueshëm . U thashë që ndihesha mirë dhe keq që isha me ta, ndihesha mirë se jemi europianë, por ndihesh keq sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europian por si miq në një hstëpi të ndarë dhe është vërtët diccka shumë shqetësuese edhe sulmi i një pandemie në shkallë globbale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënuese që mund të shndëroeht në një luftë tragjike globale nuk kanë mundur ti bëjnë bashkë.

Pra, çtë bëjmë, sigurisht ne kemi shumë për të bërë dhe nga njëra anë mendoj se ne kemi bërë dhe bëmë tashmë për të mbështetur idene e Macronit, poo objektiv që është politik dhe strategjik që është komuniteti i ri politik europian. Ne do vzhdojmë në udhëtimin tonë me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar dhe duke u përballur me një Bullgari këtu një Bullgari atje dhe një Bullgari tjetër më vonë.

Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, Maqedonia njëher e një kohë dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandiate për çeljen e bisedimeve për anëtarësim ndryshoi dhe emrin por nuk bëi dallim.  Ishte shumë e rëndësishem të thoja të vërtetën se asrsyeja nuk është thjesht Bullgaria, Bullgaria është një fatkeqësi por është edhe fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i perbashkët i një komuniteti te marrja peng te shtetet individuale.  Kjo çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATOS që merr peng dy vendet e tjera të natës ndërkohë në oborr”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll