Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
Mër
22 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Do udhëtonte drejt Brukselit, kapet me 100 fishekë në Aeroportin e kryeqytetit

Lajme të ngjashëm

Një qytetar në Kosovë ka tentur që të fusë në avion 100 fishekë dhe më pas t’i dërgonte  në Bruksel.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganorë.

Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar, respektivisht fishekë 8 mm në sasi prej 100 copëve.

“Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar Policisë. Malli i ndaluar: Municion për pistoletë me gaz 100 copë, të markës ‘Fiocchi Blanc’ 8 mm”, thuhet në njoftimin e Doganës.


Më shumë