Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Do t'ju publikoj fotot dhe videot intime" , 27-vjeçari në Mallakastër shantazhon dy adoleshentet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
"Do t'ju publikoj fotot dhe videot intime" , 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte dy adoleshente për t' i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video personale.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Mario Rançi. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të dy adoleshenteve 15 dhe 17 vjeç, të cilat thanë se 27-vjeçari i shantazhonte për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Mallakastër

Shantazhoi 2 adoleshente, për t’i dhënë para, që të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, menjëherë pas kallëzimit të 2 shtetaseve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.