Hapësire reklamuese

Politikë

“Do t’ia mbathë nga Tirana”, ku do të jetë kryeministri Rama për protestën e 7 korrikut të Berishës

Shkruar nga Newsbomb
“Do t’ia mbathë nga Tirana”, ku do të jetë

Prej disa ditësh tani më ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se më 7 korrik do të mbajë një protestë të madhe.

Madje ai tha në një intervistë dy ditë më parë se Edi Rama nga protesta “do t’ia mbathë nga Tirana”.

Por ku do të jetë vërtetë kryeministri Rama më 7 korrik, ditën e enjte që do të mbahet protesta e Berishës në kryeqytet.

Vetëm pak minua më parë me një video nga Kardhiq-Delvinë që u inaugurua sot Rama tha se më 7 korrik do të hapet Bypassi i Vlorës dhe si duket kryeministri do të jetë atje.

“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu