Hapësire reklamuese

Bota

Do të zëvendësojë një ndër miqtë më të mirë të Shqipërisë në Kongresin Amerikan, Ritchie Torres flet para shqiptarëve: Jam krenar që do të çoj përpara interesat tuaja në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Do të zëvendësojë një ndër miqtë më

Ritchie Torres do të jetë përfaqësuesi i interesave të shqiptarëve në Kongresin e 117-të të SHBA, duke zëvendësuar Eliot Engel, i konsideruar një nga miqtë më të famshëm të shqiptarëve.

Torres ka lindur në 12 mars 1988 dhe aktualisht është zgjedhur në Kongres nga Partia Demokratike. Mbrëmjen e djeshme ai ka marrë pjesë në darkën e organizuar nga Shoqata “TRIESHI” me kryetar Mark Gjonaj, ndërsa morën pjesë edhe kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, aktivisti John Cavelli, Familltari i Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Kryetari i komunes se Tuzit, Nik Gjeloshaj etj.

Në fjalën e tij para shqiptarëve, Ritchie Torres tha se është krenar që do të jetë përfaqësuesi i interesave të shqiptarëve në Kongres, duke vazhduar rrugën e e ish-kongresmenit Eliot Engel.

”Jam krenar që do të jem bashkëkryetari i ri për çështjet shqiptare në Kongresin e 117-të, duke vazhduar udhën e ish-kongresistit të nderuar Eliot Engel. Së bashku me anëtarë të tjerë të Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, do të çoj para interesat e shqiptarëve në Ëashington. Në New York ka shumë shqiptare, ndaj jam krenar që përfaqësoj këtë komunitet në Kongres”, tha Torres.
 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.