Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho foli mbrëmjen e sotme për deklaratat e tij para protestës së 8 janarit, ku paralajmëroi se do të kishte viktima dhe se mund të vritej deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.
Ai u shpreh në një intervistë në “Neës24” se deklarata e tij frenoi një akt dhunë që ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës, ndërsa shton se ka pasur sërë telefonatash nga deputetë që e pyesnin nëse ishin apo jo mes emrave në shënjestër.
Pyetje: Nga e dinit?
Braho: Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja e paralajmëruar dhe parashikua dhe u vërtetua me të gjithë zhvillimin e saj. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e tyre që do goditej ishte dhe Alibeaj. Sot dikush ka thënë që ka qenë edhe Basha sepse është parë një njeri me thikë në dorë, nuk e di.
Pyetje: Emra të tjerë në një listë?
Braho: Janë qarqe të tjera që merren me monitorimin e ngjarjeve.
Pyetje: Si ra në dorën tuaj informacioni?
Braho: Sekretet profesional. Parashikoi dhe ekzaktësisht kështu ishte. Unë shkruaj dhe një ditë do ta themi se kush e parashikoi.
Pyetje: Synimi i deklaratës ishte për të shmangur skenarin?
Braho: Po patjetër, alarmi ishte real dhe nuk duhet të ndodhte. nëse ata do të kishin hyrë brenda do të kishin bërë namin, nuk do të ndaleshin me një apo dy të vrarë.
Pyetje: Emrat e tjerë ishin po tek e njëjta listë?
Braho: Po, tek e njëjta listë kishte emra të tjerë. Ka pasur një garë telefonatash që më kanë pyetur, po unë a isha .
Pyetje: Ju kanë pyetur nëse ka qenë në shënjestër për t’u vrarë?
Braho: Kanë qenë disa telefonata, deputetë të interesuar të PD. Kjo ka ndodhur pas zhvillimeve. Jam unë, isha unë…