Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Do të vras siç bëri piloti me 20-vjeçaren”, shqiptarja denoncon bashkëshortin për dhunë në familje: Më ka përdhunuar, më tha me ty bëj ç’të dua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pas denoncimit të bashkëshortes së saj për dhunë në familje.

Mediat greke bëjnë me dije se ka qenë 27-vjeçarja shqiptare që jeton në Rodos, nëna e dy fëmijëve që ka denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje, dhe për marrdhënje seksuale kundër dëshirës së saj.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shqiptarit jashtë banesës së tij. Ndërsa e reja ka rrëfyer se ka 10 vjet e martuar me të dhe se kishin dy fëmijë, një djalë 9-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare.

Nga fillimi i martesës së tyre e deri më sot, siç pretendoi ajo përballet me probleme për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale që ushtrohet mbi të, por edhe sepse ai e detyron atë të kryejë marrëdhënie seksuale.

Siç pretendon ajo më 22 qershor 2021 rreth orës 22.30 ajo u kthye në shtëpi me burrin e saj, pas punës.

Ajo ka treguar se ishte e lodhur atë mbrëmje dhe ishte shtrirë për të fjetur, teksa burri ka kryer marrdhënje seksuale pa dëshirën e saj duke thënë “ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”, ndërsa e goditi atë në fytyrë.

Ajo gjithashtu pretendoi se 39-vjeçari i tha asaj se ai do ta vriste atë, siç ” bëri poloti me gruan e tij”. Ndërsa 39-vjeçari ka mohur të gjitha akuzat para policisë, duke thënë se mes tyre ka pasur konflikt, por asnjëherë dhunë.

Më shumë

spot_img
spot_img