Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Do të vras nëse nuk shet shtëpinë”, burg djalit që kërcënoi babain e tij

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor dhe i ka komunikuar dënimin prej 180 ditësh burgim të pandehurit E.Q, i cili dyshohet se kanosi babanë e tij.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, i pandehuri pas një mosmarrëveshje verbale me prindin, e ka kanosur se do ta vriste nëse nuk do ta shiste shtëpinë ashtu siç kishte kërkuar.

“I pandehuri akuzohet se 08.05.2020, në shtypin e tyre në Shtime me qëllim të shkaktimit të ankthit apo frikësimit i kanoset  seriozisht  prindit –babait E.Q. se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale në mes tyre, për shkak  se i pandehuri po kërkonte nga prindërit e tij të shesin shtëpinë, kurse ata nuk pranonin i drejtohet me fjalë; të vras, krejt sendet e shtëpisë ka me i thye, qohna krejt i bëj kërrsh; me këtë veprim  tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pas këtij rasti i dëmtuari me bashkëshorten e tij është larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img