Hapësire reklamuese

Rajoni

“Do të vij te spitali, do të djeg”, pronari i restorantit sulmon mjekun që po darkonte me kolegët, shkaku do ju habisë

Shkruar nga Newsbomb
“Do të vij te spitali, do të djeg”,  pronari i restorantit

Një Mjek i Pneumologjisë në Greqi është sulmuar në një restorant mbrëmjen e sotme. Theodros Vasilakopoulos kishte shkuar në një tavernë bashkë me 25 kolegë të tij, ndërsa është përballuar me situatën e pazakontë në Kastraki, pasi u sulmua nga pronari dhe djali i tij.

Ai ka folur për mediet greke duke thënë se fillimisht pronari i përzuri nga restoranti, ndërsa Vasilakopoulos e shtynë, madje i grisën edhe këmishën. 

“Më kërcënuan se do vinin në spitalin ku unë punoja dhe do më digjnin makinën”, deklaroi ai.

Sipas mjekut shkak për këtë sulm janë bërë deklaratat e tij të shpeshta pro vaksinimit kundër Covid-19, si dhe duke kërkuar të bëhen më shumë kontrolle.

“Nuk e imagjinoni dot sa kërcënime kam marrë këtë kohë”, tha mjeku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll