Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do të vendosë për Berishën,aksidentohet eskorta që shoqëronte familjen e Irena Gjokës

Shkruar nga Newsbomb
Do të vendosë për Berishën,aksidentohet eskorta që

Mbremjen e sotme u raportua për një aksident në zonën e Selitës, ku policia njoftoi se një makinë goditi automjetin e patrullës së policisë, ku për pasojë automjeti ka dalë nga rrugë dhe është përplasur.

Por detaje të reja kanë dalë nga ky aksident automobilistik i ndodhur sot në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se në aksident është përfshirë makina e Gardës së Republikës, e cila eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Punonjësit e Gardës së Republikës që shoqëronin familjen e gjyqtares, janë shoqëruar dhe do të merren në pyetje nga policia në komisariatr.

Paraprakisht ata kanë shpjeguar se shoferi që shkaktoi aksidentin, i cili është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës”- shpjegon njëri prej tyre, “por ishte e pamundur”.

Këto manovra kanë zgjatur pak çaste përpara se të ndodhë aksidenti. Në makinën e familjes së gjyqtares Irena Gjoka gjendej edhe djali i saj, thonë burime pranë Gardës së Republikës, që po kryejnë analizë të thelluar për aksidentin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese