Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh”, kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë.

Sipas informacioneve për mediat, në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues ku shkruhet: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

albsig

Ky kërcënim është bërë vetëm pak ditë më parë dhe policia së bashku me Prokurorinë e Tiranës kanë nisur hetimet.

Sipas dyshimeve të deritanishme, Ismaili mund të jetë kërcënuar nga një grup kriminal që operon në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime janë sepse disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rrëgjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren.

Pas këtij kërcënimi, drejtori ka rritur masat e sigurisë për veten dhe familjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Ismaili kërcënohet, pasi në dhjetor të vitit 2019, u arrestua Muharrem Zilja, pasi i kishte dërguar disa mesazhe kërcënuese.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img