Hapësire reklamuese

Politikë

Do të ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët? Rama: Qeveria do vazhdojë ta subvencionojë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria nuk do të bëjë asnjë premtim për uljen e çmimit të energjisë elektrike, por u zotua se nuk do të lejojë që çmimi të rritet.

Rama ironizoi kreun e PD Lulzim Basha kur u shpreh se premtimet për ulje të energjisë mund t’i bëjë vetëm ai.

“Çmimin e energjisë mund ta ulë Lulzim Basha. Që s’ka gjë në dorë dhe që s’do ketë gjë në dorë. Por kjo qeveri që ka në dorë punën, ajo që mund të bëjë, është të mos lejojë rritjen e saj duke e subvencionuar. Në çdo faturë energjie që ne paguajmë si konsumator familjar është brenda mundësia që na jepet për të paguar ekstra.

Për çdo faturë energjie qeveria paguan ekstra në arkën e OSHEE. Çdomethënë ulje e energjisë. Jo çdo premtim që ti bën mund të mbahet se ndodh diçka që nuk e parashikon dot.

Sic është aeroporti i Vlorës, nuk e ndalonim dot pandeminë.

Ulja e çmimit të enregjisë është një premtim që nuk e bëjmë dot se nuk bazohet në asnjëlloj arsyetimi. Këtë mund ta bëj Lulzimi që nuk ka gjë në dorë, dhe që s’do ketë gjë në dorë. E di që as ka e as do ketë gjë në dorë, dhe thotë kap ca të kapësh e premto nënë e babë. Ne s’mund ta bëjmë këtë”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.