Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Do të udhëtoni për në Itali? TIA jep njoftimin e rëndësishëm: Ja dy kërkesat e reja

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8f175514aaf12315357f11afd0eb61fa

Tirana International Airport ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë për në Itali për rregullat e reja.

TIA me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ka dy kërkesa nga Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian për shqiptarët që udhëtojnë në Itali, e para ka të bëjë mbi përdorimin e maskës. Kërkohet vetëm maskë kirurgjikale, në rast të kundërt mund të mos lejohet hyrja në Itali.

Ndërsa kërkesa tjetër ka të bëjë më formularin e vetdeklarimit, të cilat duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet

Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

Udhëtimet mbeten ende të kufizuara.

Ju lutem gjeni formularin në linkun e mëposhtëm:

http://www.tirana-airport.com/…/15984515615144FORMAL_STATEM…

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img