Hapësire reklamuese

Bota

“Do të të gjejmë për 24 orë!" Rrihet brutalisht në sy të vajzës 6 vjeçe gazetari kritik i qeverisë

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari turk Ahmet Donmez, kritik ndaj qeverisë së presidentit Recep Tayip Erdogan, është rrahur brutalisht nga dy persona të panjohur, pranë shtëpisë së tij në Stokholm, ku jeton prej disa kohësh.

Ai ishte duke dërguar vajzën e tij 6 vjeçe në kopësht kur u sulmua nga autorët, duke i shkaktuar atij plagë në kokë dhe trup, derisa humbi ndjenjat. Ndërkohë e gjithë skena ndodhi në prani të vajzës së vogël, e cila kërkoi ndihmë.

Së fundmi bashkëshortja e tij ka bërë një postim në Twitter duke thënë se ai është duke u trajtuar tashmë në spital.

Donmez është një ndër gazetarët më në zë, kritik ndaj qeverisë, I cili ka marrë disa herë kërcënime të ndryshme.

Së fundmi ai ka marrë një mesazh kërcënues ku thuhej: Mos u ndje i sigurt ngaqë je në Suedi, do të të pres kokën brenda 24 orëve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu