Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Do të ringrihemi shpejt ekonomikisht', Civici-Ahmetajt: Pas tërmetit dhe pandemisë, situata është e rëndë, do ketë më shumë se 61 mijë të papunë

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka thënë sot se ekonomia jonë është një ekonomi kompakte dhe se ngritja ekonomike pas pandemisë, do të jetë e shpejtë.

Ndërkaq, nuk ka qenë në një linjë me ministrin, eksperti i ekonomisë Adrian Civici, i cili në real story tha se mbështet deklaratën e guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili tha se ekonomia jonë është në krizë dhe ringritja do të jetë e vështirë.

Ahmetaj: Numri i saktë i të papunëve do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me listapagesat dhe kontributet. Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë pra largimit nga listpagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars. Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në uljë të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj.
Dje ka pasur një shkrim nga Pol Krufman, ku fliste për një ringritje potencialisht të shpejtë. Dhe shihte për punësimin, punësimi do të vijë në përllogaritjen time dhe të volumeve apo diskutimeve që kemi bërë. Shifrat operative tregojnë që dhe TVSH-ja e prillit është në një nivel me marsin. Edhe volumet nuk janë më aq të thella dhe mendoj që ekonomia shqiptare pa marrë për 1 sekondë faktorët ekzogjenë do ketë ringritje shumë më të shpejtë. Ky vit nuk do jetë me rritje plus por do ja dalë Shqipëria me simplicitetit të ekonomisë. Industri bazike që ngrihen shumë shpejt. Pas 2-3 muajsh ku ringritja në punësim do jetë shumë e shpejtë. 

Civici: Rënia nuk ishte artificiale në kuptimin e artificialitetit, por nga një faktor i panjohur si pandemia që i ngjante kriza e këtij viti asaj të 2008 apo 29- 30, por bllokoi aktivitetit prodhues dhe sektorë të tjerë veç atyre bazikeve.
Ndaj të njëjtin optimizëm, pasi pesimizmi është i dëmshëm me ekonominë, por studimet u përshtaten ekonomive të zhvilluara dhe emergjente, kurse për ekonomitë e varfëra dhe të pastrukturuara dalja nga kriza është më e gjatë dhe e kushtueshme. Do isha më afër guvernatorit sa i përket vlerësimit të situatës. Në ekonominë reale atë shqiptarë situata duket më e rëndë. Tani që po vjen fundi i pandemisë po arrijmë majën e kurbës së krizës ekonomike. Shumica e bizneseve shqiptare, nga këndvështrimi i tyre situata po bëhet edhe më e vështirë dhe ato po presin me padurim rihapjen. S’mund të jemi optimistë që do kalojë për një periudhë 2-3 mujore por do na duhet deri në fund të 2020 të kthehemi në normalitet dhe më pas me vlerësimet vitet 2021, 2022 për ta pasur ringritjen në nivelet që presim. Sa i përket papunësisë shifra duhet të jetë më e lartë se 61 mijë, sepse përderisa del nga listpagesat dhe sigurimet shoqërore ne kemi dhe shumë punonjës në të zezë, që nuk figurojnë dhe janë papunë. Shumë e arsyeshme që ata të deklaronin punëdhënësit e tyre por duket njohur mentalitetin shqiptar, pjesa më e madhe e kanë përballuar si humbje personale mosmarrjen e pagës. Patëm një fatkeqësi të dyfishtë, për shpatullat e ekonomisë shqiptare janë të rënda. Edhe përpara tërmetit, dhe para pandemisë një pjesë e madhe e biznesit deklaronte se punonte nën kapacitetet optimale. Edhe biznese kryesore punonin me 70- 80% kapacitet. Nga ana tjetër kjo lloj ekonomie do e ketë edhe më të vështirë prandaj plani i rimëkëmbjes ekonomike është shumë më i rëndësishëm se plani a, plani b apo mbështetja sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll