Hapësire reklamuese

Rajoni

“Do të publikoj videot”, si e kërcënonte shqiptari italianen para se ta masakronte

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë ditën e djeshme ku një shqiptar i Kosovës ka masakruar me thikë një 27-vjeçare. Bujar Fandaj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e Vanessa Ballan, në zonën e Trevisos, nuk e pranonte përfundimin e një lidhjeje të shkrutër me viktimën.

Sipas asaj që mediat vendase shkruajnë 27-vjeçarja është kërcënuar për gati një vit nga Bujar Fandaj. 41-vjeçari nuk pranonte ndarjen me të rëne dhe e kërcononte atë duke i thënë: Nëse nuk kthehesh me mua do të vras! Nëse nuk kthehesh do t’i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë!

Këto fraza u bënë publike nga vetë bashkëshorti i Vanessës gjatë deklaratës së tij në polici. Thuhet se viktima kishte pasur një lidhje për gati një vit me Fandajn, të cilës vendosi t’i jepte fund dhe në muajin tetor ajo e denoncoi atë për kërcënime dhe përndjekje. Një ankesë që rezulton e padobishme deri në epilogun tragjik.

[caption id="attachment_768303" align="alignnone" width="873"]Viktima dhe autori Viktima dhe autori[/caption]

Megjithatë, pas denoncimit duket se situata po kthehej në normalitet. Sipas Il Corriere del Veneto , kosovari ishte qetësuar , kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij. Në dosje thuhej se hetuesit nuk kishin marrë asnjë masë sigurie ndaj tij, pasi ishin të pritje të analizave të thelluara të telefonave të vrasësit të dyshuar dhe viktimës, të cilët kishin fshirë të gjitha mesazhet nga frika se bashkëshorti i 27-vjeçares mund t’i shikonte.

Por, si duket lajmi i shtatzënisë së Vanessës ka shkaktuar zemërim te autori gjë e cila e shtyu deri në aktin e rëndë.

[caption id="attachment_768304" align="alignnone" width="937"]Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]

Një vit kërcënimesh

Më pas Bujar Fandaj e kërcënoi dhe e përndoqi gruan për gati një vit, duke e shantazhuar dhe duke i premtuar se do t'ia zbulonte partnerit lidhjen e tyre tashmë të mbaruar, duke shfaqur edhe disa video intime.

Video në TikTok: "Të jap zemrën time, por kurrë mos mendo të më nxjerrësh"

Sipas Il Gazzettino , ai ka publikuar edhe një video të fundit në Tik Tok disa orë para krimit. "Të jap zemrën time por mos mendo kurrë të më nxjerrësh. Sepse nëse më del nga zemra nuk do të kthehesh më kurrë", fjalë që marrin një kuptim dramatik në dritën e asaj që ndodhi më pas.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese