Kreu i SPAK, Arben Kraja, u shpreh se çështje e inceneratorëve është në hetim dhe se janë duke mbledhur prova.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kraja theksoi se hetimet do të vazhdojnë deri në fund dhe do të përgjigjet çdo zyrtar i lartë që ka shkelur ligjin.
“Çështja e inceneratorëve është komplekse, pasi sepse janë të përfshira shumë institucione. Është një volum i madh pune. Ne kemi tre hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund.
Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.
I pyetur në lidhje me personat e shpallur non grata nga SHBA, Kraja u shpreh se problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues. Ai tha se është pikërisht mungesa e ndëshkueshmëria ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni që çoi në reformën në drejtësi.
“Problemi i korrupsionit në Ballkan, por edhe në Shqipëri është një problem mjaft shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në fenomene korrupsioni dhe për këtë shqetësim në Shqipëri është krijuar një reformë. Është krijuar një strukturë e re, janë ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë për ngritjen e strukturës dhe vijimin e punës.
Padyshim ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat homologe edhe jashtë vendit. Ne kishim një takim me koordinatorin global kundër korrupsionit të emëruar nga sekretari Blinken dhe shkëmbyem mendime për të rritur më tej luftën ndaj korrupsionit. SPAK ka shumë çështje penale në hetim, të bëra publike ose jo. Ne jemi të vendosur për çdo çështje që përfshin zyrtarë të lartë tu shkojmë deri në fund dhe t’i vëmë para përgjegjësisë”, tha ai.