Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

“Do të nxjerrim emrat që mos ketë trillime”, 36 ORË nga deklarata e Bashës, PD s’duket gjëkundi, mban “fshehur” 5004 delegatët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë kaluar rreth 36 orë që nga konferenca e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se më 19 dhjetor, do të publikonte emrat e të gjithë delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai tha se do të publikonte emrat e të gjithë delegatëve për të hedhur poshtë kështu çdo trillim. Gjë që nuk ka ndodhur, dhe afati që Basha vetë dha ka “skaduar”dhe emrat s’po duken gjëkundi.

Dje as Basha dhe as kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, nuk i bënë emrat publike.

Që pas deklaratës së Gjanës në Kuvend se në sallë ishin 5004 delegatë menjëherë pati shumë polemika, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha thanë se ishte e pamundur.

“Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm”, u shpreh Basha nga selia e PD, deklaratë e dhënë më 18 dhjetor rreth orës 22:00.

Kujtojmë se 5004 delegatët votuan unanimisht pro përjashtimit të Sali Berishës nga çdo funksion i Partisë Demokratike, ndërkohë që paralelisht u mbajt edhe referendumi për shkarkimin e kryedemokratit, ku mbi 43 mijë anëtarë të PD-së votuan pro largimit të tij.

Tashmë pritet që të dyja palët t’i drejtohen gjykatës, e cila do të vendosë nëse PD do të ketë një kryetar të ri, apo Basha do të vijojë të jetë në krye të demokratëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img