Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Do të njihen zgjedhjet? Zbulohet çfarë iu tha Basha sekretarëve dhe krerëve të degëve në takimin URGJENT në selinë blu

Shkruar nga Newsbomb
Do të njihen zgjedhjet? Zbulohet çfarë iu tha Basha

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu të gjithë sekretarët dhe krerët e degëve të PD, për të folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Një analizë e humbjes, që pavarësisht rezultatit të thellë PD nuk e pranon. Burime për mediat bëjnë me dije se Basha është shprehur në mbledhje se ato të 25 prillit “kanë qenë zgjedhje jo tëndershme dhe jo të lira. Jo në përmbushje me standartet që kërkon BE apo dhe vetë Shqipëria”.

Ai i ka njoftuar krerët e degëve që është ngritur një grup i madh për të mbledhur informacione dhe prova, do të evidentohet të gjitha shkeljet, jo gjatë apo pas zgjedhjeve, por edhe para zgjedhjeve. Gjithashtu është folur edhe për faktin se shumë kandidatë kanë bërë fushatë më shumë personale, duke bërë joqëllimisht që votusit të ngatërrohen me numrat dhe shumë fletë votimi të dalin të pavlefshme.

Pasi sipas Bashës, PS ka përdorur administratën dhe institucionet shtetërore për të ndikuar në zgjedhje. Në përfundim të mbledhjes që zgjati rreth një orë, mesa duket është vulosur fakti që zgjedhjet nuk do të njihen dhe beteja për të faktuar manipulimin e tyre do të vijojë.

Sot Basha zhvilloi në takim në selinë blu me shefen e misionit të OSBE/ODIHR në vendin tonë, ku sigurisht është folur për zgjedhjet dhe situatën paszgjedhore, rolin, aktivitetin dhe linjën që do të ndjekë tanimë PD-ja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll