Hapësire reklamuese

Politikë

Do të negocioni me PS për Presidentin? Përgjigjet Bardhi: Mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës

Shkruar nga Newsbomb
Do të negocioni me PS për Presidentin? Përgjigjet Bardhi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli për procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Ai tha mbrëmjen e sotme në “Open” se mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.

Teksa u pyet nëse mund të konsiderohet e rrëzuar platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, ai mohoi një gjë të tillë, me arsyetimin se mbetet qëndrim i Grupit Parlamentar.

Bardhi: Ne kemi prezantuar një dokument serioz dhe transparent për zgjedhjen e president të Republikës. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Besoj se nuk do të përdorë votat nga non-gratat e tij për presidentin. Kujtoj që dy mandate janë rrjedhojë e personave të shpallur Kjo mazhorancë zbret në një numër të pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. President ii Republikës është i vetmi institucion si unifikues i popullit. Nuk mund të kalojmë në propozim emrash kur nuk kemi siguri që ky proces do të jetë transparent.

Pyetje: Do të negocioni me PS për një emër konsensual?

Bardhi: Ne jemi duke diskutuar me grupe të tjera parlamentare të opozitës për të dalë të gjithë bashkë. Nëse nuk bihet dakord me rregulla të shkruara, unë nuk do të isha pro. Procesi duhet të jetë gjithë përfshirës…Edhe procesi i negociatave do të duhet të jetë i hapur.

Pyetje: Është një platformë e rrëzuar ajo e Enkelejd Alibeajt?

Bardhi: Sa kohë gëzon mbështetjen e humicës së PD, platforma e Alibeajt është qëndrimi i PD. Në mbledhje nuk shkojmë për hatër të Alibeajt, por një pjesë e atyre që nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, që nga data 25 mars duke e konsideruar të pushtuar selinë e PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll