Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Do të merren MASA të REJA pas rritjes së rasteve me COVID? Rakacolli paralajmëron: Nga mbajtja e maskës, distanca, fluturimet, ja ÇFARË U VENDOS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aebe80f2ed6a09a87df83006bca2d15d

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos shtojë masa të reja kundër pandemisë, ndërsa vendi po përballet me një rritje tepër të madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se masat që janë aktualisht do të qëndrojnë në fuqi, por kërkoi që institucionet të bëjnë më shumë për zbatimin e këtyre masave, që nga vendosja e maskave deri te distanca.

“Nëse këto masa do të jenë të qëndrueshme, nuk do të kemi masa të reja”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakacolli tha se në fund të kësaj jave pritet të merret vendimi për sezonin e provimeve në universitete.

“Fatmirësisht deri tani situata vazhdon të mbetet e kontrolluar, dhe për këtë arsye u vendos që të vazhdojë ndërprerja e fluturimeve, dhe në lidhje me kërkesën e universiteteve po punojmë së bashku me MASH për të mundësuar realizimin dhe do të kemi një vendim deri në fund të kësaj jave. Jemi në një moment delikat, mos të harrojmë që jemi në stinën e dimrit dhe njerëzit janë në ambiente të mbyllura. Për këtë arsye kërkohet një angazhim më i madh i të gjitha strukturave për të zbatuar me shumë rrigorozitet për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet e rekomanduara, respektimin në detaj të distancës. Nëse këto do të jenë të qëndrueshme, nuk do të merren masa të tjera”, u shpreh Rakacolli.

LEXO EDHE: “Kemi rritje rastesh, shtrime në spital dhe vdekje!”, Komiteti Teknik jep ALARMIN: Ky qytet ka incidencën më TË LARTË

Ndiqe LIVE: 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img