Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Do të marrë mandatin pas dorëheqjes së Rushajt, Astrit Patozi i drejtohet Petrit Dodës: E ke falë Bindjes Demokratike dhe Myslym Murrizit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas dorëheqjes së Alfred Rushaj nga  posti i deputetit dhe kalimin e mandatit pasardhësit të tij në listë, Petrit Dodës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Patozi shkruan se Dodën nuk e njeh personalisht, por di se është numri 32 në listen e 25 prillit.

Ai thekson se marrja e mandatit nga Petrit Dode nuk do të ishte e mundur pa kontributin e Bindjes Demokratike, të cilët kërkuan hapjen reale të listave të deputetëve.

Më tej Patozi shkruan se nëse e ka problem të falenderojë Bindjen Demokratike për këtë, atëhere të falenderojë ish deputetin Myslim Murrizi, pasi dhe ai ka qenë bashkëpuntor në nismën e hapjes reale të listave.

“TË PAKTËN TË FALENDEROJË MYSLIM MURRIZIN

Këtë deputetin që do të zëvendësojë Alfred Rushajn në grupin parlamentar të Partisë Demokratike nuk e njoh, por mora vesh se paska qenë numri 32 i listës së Lulit dhe Doktorit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk e si se sa dijeni ka ai, por kjo arritje do të ishte e pamundur pa kontributin e Bindjes Demokratike, që rrëzoi herësin e Rama-Bashës dhe i hapi realisht listat e deputetëve, pasi e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë se atij i binte radha të hynte në Kuvend, pasi të dorëzonin mandatin të gjithë deputetët e foltores dhe të antifoltores marrë së bashku, nëse do të ishte në fuqi Kodi Elektorai i para zgjedhjeve.

Dhe nëse për ne mund ta ketë pak të vështirë të prononcohet për shkak se mund t’i konsiderohet njollë në biografi, të paktën të falenderojë Myslim Murrizin, të cilin e ka brenda partisë, sepse me të kemi qenë bashkëautorë në nismën e hapjes reale të listave”, shkruan ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Alfred Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike, për shkak të angazhimeve personale.

Mandatin e Rushajt i kalon Petrit Dodës (nëse ai nuk e refuzon), në bazë të votave të fituara në zgjedhjet e 25 prillit.

Petrit Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

 

LEXO EDHE: Dorëheqja e Rushajt, kush është biznesmeni i minierave të kromit dhe hidrocentraleve që merr mandatin

Më shumë


spot_img








spot_img