Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do të kushtojë rreth 140 milionë euro, këto janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke.

Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër.

Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Pasaporta e Tenderit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.