Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do të kushtojë 200 milionë lekë, gati ndërtimi i burgut për të dënuarit e moshuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Shqipëria do të ketë për herë të parë një burg për të dënuarit e moshuar mbi 60 vjeç.

Qeveria shqiptare ka nisur punën për rindërtimin e një godine në Pojskë të Pogradecit, e cila do të shërbejë si institucion i vuajtjes së dënimit të 110 të dënuarve mbi 60 vjeç.

Në këtë burg do të vuajnë dënimin edhe personat që janë dënuar për vepra të lehta, të cilët kanë aktualisht në burgje të tjerë.

Në këtë burg do të punësohen 90 persona, staf mjekësor dhe policë burgjesh pasi të dënuarit në moshë të tretë kanë nevojë për më shumë përkujdesje shëndetësore dhe personale.

Ky projekt do të kushtojë rreth 200 milionë lekë, ndërsa pritet që puna të përfundojë në vitin 2021.

Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve në institucionet e vuajtjes së dënimit, grup-mosha ndërmjet 60 vjeç deri në 70 vjeç përbën rreth 3% të të dënuarve dhe grup-mosha mbi 70 vjeç përbën rreth 0.5% të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese