Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do të kthejmë faqen”, Presidentja e KE-së jep lajmin e mirë: Vaksina mbërriti në të gjitha vendet e BE

Shkruar nga Newsbomb

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, ka njoftuar se vaksina kundër koronavirusit është shpërndarë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

Layen shprehet se nesër do të fillojë vaksinimi në të gjitha vendet e BE-së, teksa shkruan se kjo do të thotë se do të kthejmë faqen nga një vit kaq i vështirë.

“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina kundëe Covid-19 është dërguar në të gjitha vendet e BE. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjithë BE-në. Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemi,” shkruan presidentja e KE në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu