Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se u ka bërë thirrje deputeteve të Partisë Demokratike që të bashkohen me zgjedhësit e tyre dhe të largohen nga kreu i PD Lulzim Basha.
Sipas tij ata që qëndrojnë në krah të Bashës janë një funksion të kryeministrit Edi Rama. I Pyetur për shkarkimin e Alfred Rushajt nga kreu i grupit parlamentar të PD, Berisha tha se kjo është “krim” dhe falsifikim publik.
Pyetje: Do të krijoni grup parlamentar?
Berisha: Unë mendoj se deputetët e PD unë u bëra thirrje do bashkohen me zgjedhësit e tyre, do të largohen nga lul Brava sepse aty janë në funksion të Edi Ramës. Do të largohen nga një grup individësh sepse janë të lidhur me fijet me krimin.
Pyetje: Shkarkimi i Rushajt?
Berisha: E vlerësoj Rushajn për integritetin, a ka turp më të madh se kjo, ku e bazon, ky përbën një krim. Ky është një falsifikim publik. Interesi i demokratëve është që të kthehen tek zgjedhësit e tyre.