Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Do të ketë vetëm opozitë, opozitë”, Agron Shehaj u zotohet demokratëve: Me mua në krye të PD, nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Edi Ramën!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Shehaj, kandidat për kryetar i PD, thotë se nëse ai fiton nuk do të ketë bashkëqeverisje apo marrëveshje me Edi Ramën, shkruan newsbomb.al. Sipas Shehajt, më te në krye do të ketë vetëm opozitë.

“Nën drejtimin tim nuk do të ketë bashkëqeverisje, nuk do të ketë marrëveshje, në asnjë rrethanë me Ramën. Do të ketë vetem opozitë, opozitë. Në pushtet vihet vetëm me votë dhe votat fitohen duke bërë për vete shqiptarët, dhe shqiptarët bëhen për vete duke e bërë PD-në alternativën e njerëzve të ndershëm, të zotë, qytetarë.

Me mua në krye, PD do jetë parti demokratike dhe meritokratike, e hapur për të gjithë, me mundësi karriere për të gjithë, dhe karriera do të garantohet përmes garës dhe votës së anëtarëve”, shkruan Agron Shehaj në rrjetet sociale. Ai thotë se PD duhet të denoncojë çdo aferë të Ramës me fakte dhe prova, e jo të bashkëqeverisi me të.

Në garë për kreun e ri të PD janë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Në 13 qershor anëtarësia e PD do iu drejtohet kutive të votimit për të rikonfirmuar Lulzim Bashën ose për të zgjedhur një drejtues të ri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img