Hapësire reklamuese

Politikë

“Do të ketë llogaridhënie për rastet e dhunës”, ambasadorja e SHBA-ve në OKB mesazh të fortë: Gratë po çojnë para proceset e paqes

Shkruar nga Newsbomb
“Do të ketë llogaridhënie për rastet e

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Zyrtarja e lartë amerikane zhvilloi sotnjë takim me ministtren Olta Xhaçka, ku dha një mesazh të fortë për rolin e grave në botë për paqen dhe stabilitetin.

Thomas-Greenfield u shpreh se për çdo rast dhune dhe tmerri ndaj grave dhe vajzave në gjatë luftës në Ukrainë, do të ketë llogaridhënie.

“Në Ukrainë kemi parë tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave. OKB ka evidentuar qindra raste të përdhunimit. Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, forcat ruse po përdorin këtë armë si mjet lufte. Do ketë llogaridhënie. Çdo paqe e qëndrueshme kërkon drejtësi, përpiqem t’ju kujtojë kolegëve të mi se gratë nuk janë viktima pasive, por ato kanë identitet. Gratë në Iran po përballen me guxim përballë një regjimi për të drejtat e tyre. Gratë iraniane kanë frymëzuar botën me guximin dhe forcën e tyre.

Gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes. Paqja është sinonim i parandalimit të agresioni. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të çuar para agjendën e paqes dhe sigurisë. Ne i nxisim të gjitha kombet të ndjekin këtë shembull, siç po bën Shqipëria. Në mënyrë që gratë të çojnë para vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë”, u shpreh ambasadorja e OKB.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese